TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 21:54

Egnatia “ngec” në ‘Elbasan Arena’, shtesat vendosin kualifikimin përballë Araratit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia “ngec” në ‘Elbasan Arena’, shtesat vendosin

Përfundon ndeshja e turit të dytë të Ligës së Konferencës mes Egnatias dhe Ararat Armenia. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim 2-2 dhe sfida do të kalojë në shtesë, pasi edhe takimi i parë në Armeni përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi në avantazh që në minutën e 3. Aleksi harkoi nga goditja e këndit. Fernando shënoi golin me kokë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës.


Miqtë barazuan shifrat në minutën e 17. Pas një kundërsulmi, armenët gjetën golin duke mposhtur portierin Sherri.


Në minutën e 36, Egnatia kaloi sërish në epërsi, duke vendosur njërën këmbë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Fernando krosoi drejt zonës, Kasa nuk fali dhe goditi me kokë.


Në minutën e 58, Ararati barazoi shifrat duke dërguar ndeshjen në shtesë. Pas shpërdorimeve të rasteve nga Egnatia, armenët përfituan dhe Kastanjeros rivendosi baraspeshën.

egnatia ararat armenia liga e konferencës

Lini një Përgjigje