
Tirana ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Dinamo Batumin dhe është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 28. Aksion perfekt në të djathtë, topi shkoi në qendër te Lushkja, i cili i dha avantazhin ekipit të Orges Shehit.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Tirana pati rastin e artë për të dyfishuar shifrat. Hasani lëshoi një predhë në hyrje të zonës, por portieri i vendasve shpëtoi mrekullisht ekipin e tij nga goli i dytë.
Në minutën e 65, traversa shpëtoi bardheblutë. Një gjuajtje ballore e Zarias u ndal vetëm nga shtylla e sipërme e portës së Selmanit.
Në minutën e 78, Tirana gjeti edhe golin e kualifikimit dhe të qetësisë. Bardheblutë dyfshuan shifrat me një aksion thuajse identik me Deliun.
Në minutën e 90, vendasit shkurtuan diferencën. Kapanadze ia doli të shënonte me një devijim në shtyllën e dytë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Tirana do të ndeshet me Beshiktashin.
Lini një Përgjigje