
Çmenduri në ‘Elbasan Arena”. Egnatia ka barazuar në limite ndeshjen ndaj Ararart Armenias dhe e ka dërguar sfidën tek penalltitë.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi në avantazh që në minutën e 3. Aleksi harkoi nga goditja e këndit. Fernando shënoi golin me kokë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Miqtë barazuan shifrat në minutën e 17. Pas një kundërsulmi, armenët gjetën golin duke mposhtur portierin Sherri.
Në minutën e 36, Egnatia kaloi sërish në epërsi, duke vendosur njërën këmbë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Fernando krosoi drejt zonës, Kasa nuk fali dhe goditi me kokë.
Në minutën e 58, Ararati barazoi shifrat duke dërguar ndeshjen në shtesë. Pas shpërdorimeve të rasteve nga Egnatia, armenët përfituan dhe Kastanjeros rivendosi baraspeshën.
Me fillmin e shtetsës së dytë dhe më konkretisht në minutën e 108, “bomberi” ganez, Rafael Duamena përfitoi nga një gabim në zonën armene, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm 3-2 “rrogozhinasve”.
Mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi 2 minuta më vonë, armenët gjetën golin e barazimit, pas një kontrolli të gabuar të topit nga portieri Sherri.
Ndërkohë në minutën e 114, miqtë përmbysën rezultatin.
Teksa pritej që arbitri të mbyllte gjithçka në “Elbasan Arena”, Rafael Duamena mendoi për Egnatian e tij dhe në minutën e 124 të sfidës barazoi ndeshjen në 4-4, duke iu drejtuar kështu goditjes së 11-metërshave.
Lini një Përgjigje