TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 22:23

Kosova dhuron spektakël në mes të Bratislavës, dardanët realizojnë edhe golin e katërt

Shkruar nga Pamfleti

Kosova dhuron spektakël në mes të Bratislavës, dardanët

Kosova ka shënuar golin e katërt duke qenë në prag të fitores ndaj Sllovakisë. 

Dardanët e mbyllën pjesën e parë me humbjen 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.

Kosova u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.

Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muriç dhe mbrojtjes dardane.

Në minutën e 47, Fisnik Asllani riktheu baraspeshën pas supergolit me kokë. Ishte Vojvoda që asistoi.

Në minutën e 60, djemtë e Franko Fodës përmbysën shifrat. Muslija realizoi direkt nga goditja e dënimit.

Në minutën e 72, Kosova realizoi golin e katërt me Hajrizin, gol që i dha kualifikimin në fazën finale të ‘play off“-it të Botërorit.

 

 

kosova sllovakia

1 Komente

  1. e
    era

    keta luajne me zemer

    Lini një Përgjigje