
Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë, Polonia barazon shifrat në minutën e 63. Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë erdhi goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i dha mundësinë Levandovskit që të barazojë shifrat.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë me fitoren minimale 0-1. Arbër Hoxha zhbllokoi sfidën në minutën e 42. Një top i gjatë në zonë solli gabimin e Bendnarek, me Hoxhën i cili përfitoi, shmangu portierin dhe dërgoi në rrjetë.
Minutat e para nuk prodhuan raste të pastra shënimi. Polonia nisi gradualisht të marrë më shumë posedimin e topit rreth minutës së 20-të, duke kërkuar hapësira për të ndërtuar aksione sulmuese.
Në minutën e 26-të, Shqipëria pati një mundësi nga goditja e dënimit. Kristjan Asllani dërgoi një kros të rrezikshëm në zonë, por mbrojtja polake reagoi saktë duke larguar topin.
Polonia u kundërpërgjigj në minutën e 30-të, kur Meti Kesh krosoi në zonë, por tentativa e tij u neutralizua nga mbrojtja kuqezi.
Në minutën e 34-t, Mario Mitaj u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, vendim që arbitri Entoni Tejlor e mori pa hezitim.
Në minutën e 37-të, Polonia ushtroi presion në zonën kundërshtare, por pa arritur të konkretizonte. Fillimisht, mbrojtës ndërhyri në mënyrë vendimtare, duke bllokuar një tentativë të rrezikshme dhe duke bërë që aksioni të mbyllej pa rezultat.
Menjëherë më pas, mbrojtja kundërshtare u tregua sërish vigjilente, duke larguar një krosim të rrezikshëm të Meti Kesh. Si pasojë e këtij aksioni, Polonisë iu akordua një goditje nga këndi.
pos hoqem dore nga miku dhe pazaret keshtu do ndodhi gjithmone