TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 21:36

Alban Bushi sherr me ish-futbollistin e Bajernit pas ndeshjes së Shpresave, Tefik Osmani ndërhyn për t’i ndarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alban Bushi sherr me ish-futbollistin e Bajernit pas ndeshjes së Shpresave,

Fundi i ndeshjes së Shpresave mes Shqipërisë U-21 dhe Gjermanisë U-21 në “Elbasan Arena” ka shënuar disa momente të vogla tensioni mes dy pankinave.

Gjithçka lindi pas një goditje këndi të akorduar në favor të Gjermanisë në minutat shtesë nga gjyqtari Hamiti, e kontestuar ashpërsisht nga Bushi, i cili shpeshherë dilte nga zona e tij teknike. Kjo nuk i pëlqeu homologut të tij gjerman, Antonio Di Salvo, i cili kërkonte vazhdimin normal të ndeshjes.

Në vërshëllimën përfundimtare të sfidës, pak çaste më vonë, Bushi dhe ish-futbollisti i Bajernit u përplasën mes tyre në momentin ku në teori duhej të shkëmbenin përgëzimet e rastit dhe shtrëngonin duart. Të dy debatuan dhe ishin pjesëtarët e stafeve të dy skuadrave, me Tefik Osmanin në krye, që i tërhoqën duke shmangur diçka më serioze.

 

alban bushi trajneri i kombëtares u-21

Lini një Përgjigje