TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 17:12

Kosova mposhti Suedinë, fitorja e ekipit të Fodës “tërbon” Beogradin; reagon media serbe

Shkruar nga Pamfleti

Kosova mposhti Suedinë, fitorja e ekipit të Fodës

Përfaqësuesja e Kosovës arriti një fitore më shumë se sa të rëndësishme ndaj Suedisë me shifrat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golat e Rexhebcaj dhe Muriqit rezultuan përcaktues. Ky triumf i “Dardanëve” është përmendur edhe në mediat e Serbisë. Ja çfarë thotë konkretisht “Kurir”:

Të ashtuquajtur si Kosova mundi Suedinë 2-0 në Prishtinë. Tashmë Kosova renditet e 2-ta në Grupin B me 3 pikë. Në raundin tjetër, Sllovenia do të presë të ashtuqujturën Kosovë”. E qartë se gjuha e përdorur nga media në fjalë nuk është aspak miqësore për “Dardanët”, por fakti që ata po i japin rëndësi në një farë mënyre përbën interes.

kombëtarja e kosovës media serbe

Lini një Përgjigje