
Kosova ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve, që janë ftuar për ndeshjet e qershorit. “Dardanët” do të zhvillojnë dy miqësore, ndaj Armenisë dhe Komoret.
Nuk mungon në listë Baton Zabërgja. Ylli i Dinamos shkëlqeu në edicionin e fundit të Superiores. Ismajl Beka është risi nga trajneri Foda, që rezervoi ftesë për mbrojtësin e Luzernit.
Ndeshja e parë ndaj Armenisë do të luhet më 6 qershor, më pas 3 ditë më vonë do të përballen me Komorret. Të dyja takimet do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lini një Përgjigje