TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 16:59

Kristian Shpendi kërkohet nga bardhezinjtë e Serisë A, sulmuesi shqiptar gati për elitën italiane

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi kërkohet nga bardhezinjtë e Serisë A, sulmuesi

Me largimin e sulmuesit, Lorenco Luka drejt Napolit, klubi i Udinezes është gati të gjejë zëvendësuesin. Ndërkohë që në “skenë” ka dalë emri i shqiptarit, Kristian Shpendi.

Sulmuesi shqiptar po shihet me shumë kujdes dhe seriozitet nga klubi “bardhezi”, të cilët mendojnë se Shpendi është pikërisht i duhuri për sulmin. Megjithatë, në ditët në vijim pritet të nisin edhe bisedimet konkrete.

“Bomberi” 22-vjeçar ka bërë mjaft mirë me Çezenën, ekipi i vetëm ku ka luajtur gjithë karrierën. Në 101 ndeshje me skuadrën A, Shpendi ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në 8 të tjerë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se sulmuesi 22-vjeçar ka edhe 8 ndeshje me fanelën e Shqipërisë U-21 dhe 8 ndeshje të tjera me kuqezinjtë U-19, ku në total ka shënuar 4 gola.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar udineze

Lini një Përgjigje