TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 15:31

“Vrasësi shqiptar”; Asani shënon 2 herë brenda dy minutash, por feston vetëm njëherë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Vrasësi shqiptar”; Asani shënon 2 herë brenda dy

Ndonëse nuk është në periudhën e tij më të mirë me fanelën e kombëtares shqiptare, por nuk është e njëjta gjë për Jasir Asanin në Korenë e Jugut. Sulmuesi kuqezi është bërë sërish protagonist sot.

Jasir Asani ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në përballjen mes Guangju dhe Gimcheon Sangmu në javën e 23 të kampionatit. Në minutën e 37 të takimit, shqiptari prishi ekuilibrat e takimit me një super gol nga jashtë zone. 


Asani arriti të shënojë sërish pas dy minutash, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Një formë tepër e mirë e sulmuesit të kombëtares pasi në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 4 gola.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare guangju

Lini një Përgjigje