TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 15:53

Mbrojtësi shqiptar si “kameleon”, 23-vjeçari që e ftoi Reja në kombëtare firmos me ekipin e gjashtë në 3 vite

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar si “kameleon”, 23-vjeçari që e

Një nga ftesat më të çuditshme në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit në vitet e fundit, ka qenë padyshim ajo e Kevin Haverit. Mbrojtësi i majtë u ftua për një miqësore me Estoninë në vitin 2022 nga trajneri Edi Reja, në një kohë kur lojtari ishte pjesë e Riminit në Serinë D, kategorinë e katërt italiane.

Mosha e re e tij la të mendohej se ishte një investim për të ardhmen, por mbrojtësi jo vetëm nuk u aktivizua në atë ndeshje, por as nuk u ftua më nga përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, edhe pse mund të luante të paktën me Shpresat.

Karriera e tij me klube pas asaj ftese nuk është se gjeti vazhdimësi në karrierën e tij. Ai u transferua nga Rimini te Torino por klubi i Serisë A nuk e mbajti asnjëherë duke e huazuar thuajse në çdo dritare të merkatos që nga viti 2023. Sot, Haveri ka nënshkruar në Serinë C me Livornon, duke regjistruar klubin e  6 në tre vitet e fundit të karrierës së tij, me shpresën që aty të kthehet në një lojtar fiks e të konfirmojë sadopak nga potenciali që Edi Reja besonte se kishte kur i besoi një fanelë kuqezi.

kevin haveri mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje