TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 13:30

Granit Xhaka drejt Premier League, ja ekipi me të cilin bie dakort

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka drejt Premier League, ja ekipi me të cilin bie dakort

Granit Xhaka do të rikthehet në Angli, kësaj here jo të Arsenali, por te Sunderland. Sipas medieve britanike, Granit Xhaka ka informuar klubin e Bayer Leverkusen se dëshiron vetëm transferimin te Sunderland këtë verë.

Raportohet se kapiteni shqiptar i Zvicrës ka arritur marrëveshje personale me Sunderlandin, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë ende duke vazhduar. Xhaka ka kërkuar nga Leverkusen që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.

Për Xhakën ka interes edhe nga Milani dhe Interi, teksa kjo lëvizje duket befasuese për të.

“Kemi arritur një marrëveshje në parim me Sunderlandin”, tha agjenti i Xhakës, Jose Noguera për "Sky" në Gjermani.  

"Graniti dëshiron të kthehet në Premier League. Sunderland e emocionon atë, ai dëshiron ta marrë përsipër këtë sfidë. Shpresojmë që Leverkuseni do ta respektojë dëshirën e tij për t'u larguar dhe që klubet të gjejnë një marrëveshje së shpejti", vijoi ai.

Lini një Përgjigje