
Historia e dashurisë mes futbollistit të Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, dhe partneres së tij Giota ka qenë një nga më të komentuarat në rrjetet sociale. Që prej momentit kur vendosën ta bënin publike romancën e tyre, dyshja tërhoqi vëmendjen e publikut me postimet romantike, udhëtimet luksoze dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre duket se po kalon sërish një moment të vështirë. Pas një periudhe të gjatë ku shfaqeshin pothuajse kudo bashkë, së fundmi fansat kanë vënë re se Asani ka fshirë të gjitha fotot me partneren nga llogaria e tij në “Instagram”. Jo vetëm kaq, por Giota nuk figuron më as në listën e ndjekësve të futbollistit.
Ndërkohë, partnerja e tij duket se ka mbyllur edhe profilin personal në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një krizë apo ndarje të mundshme mes tyre.
Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për probleme në marrëdhënie. Edhe një vit më parë u aludua për një ndarje, pasi të dy larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe ndalën postimet së bashku. Megjithatë, asokohe rezultoi të ishte vetëm një krizë e përkohshme, e cila u kapërcye shpejt.
Historia e tyre e dashurisë kishte nisur në mënyrë krejt spontane, përmes një “follow” në Instagram. Ka qenë vetë Giota ajo që ka treguar më herët se Jasiri ishte ai që insistoi për ta njohur, derisa komunikimi virtual u kthye në një lidhje serioze.
Në intervista të mëparshme, Asani kishte pranuar publikisht se zemra e tij ishte “e zënë”, ndërsa tregoi se partnerja e tij ishte një vajzë nga Tirana, larg botës së showbiz-it.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht mbi atë çfarë po ndodh mes tyre, duke lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve.

Lini një Përgjigje