TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 18:52

“Kujdes me lojtarët kosovarë, nuk e përjeton njëlloj e gjithë Kosova”, Mirel Josa: Mendja të mos jetë tek ajo që ndodhi në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

“Kujdes me lojtarët kosovarë, nuk e përjeton njëlloj e

Mirel Josa mendon se Kombëtarja shqiptare duhet të jetë e fokusuar te ndeshja që ka përpara me Serbinë pa u fokusuar tek e kaluar e saj me këtë kundërshtar.

I ftuar në studion e ”Sport News” në “News 24”, Josa shpjegoi këndvështrimin e tij se si te Shqipëria duhej një kujdes më i madh te mënyra se si do të silleshin sidomos futbollistët kosovarë që janë pjesë e kuqezinjve, për të cilët kjo sfidë kishte ngarkesë më të madhe emocionale.

Realisht si janë shprehur stafet teknike, qoftë futbollistët që janë të kujdesshëm në intervistat e tyre, mendimi imë është që mendja jonë nuk do të jetë çfarë ka ndodhur më 2014 në Serbi, por të shohim ndeshjen aktuale. Si vijnë të dy ekipet në këtë ndeshje dhe cilët janë kundërshtarët tanë. Kundërshtari direkt është Serbia dhe duhet të fokusohemi në lojën brenda katërkëndorit. Pastaj se çdo të ndodhë është problem tjetër se ka edhe ndeshje të tjera. Është fillimi i ndeshjeve, një Angli e cila për ne është shumë e vështirë, qoftë edhe për serbët. Do të luajnë të dyja kundër njëra-tjetrës, kush skualifikohet, ne ose Serbia. Por nuk duhet ta shohim me ngjyra politike që ka marrë ndeshja, por ta shohim thjesht në anë sportive dhe mënyrën se si do të shfaqen të dyja në fushë.

Në Kosovë përjetohet shumë. Nuk e përjeton njëlloj e gjithë Kosova, ka më shumë dhe më pak të influencuar në këtë drejtim. Më tepër të kemi kujdes lojtarët kosovarë që luajnë me Shqipërinë, janë ata që janë më të ngarkuar nga ana psikologjike, emocionale. Kështu që në këtë drejtim duhet ta shohim, të qetësojmë skuadrën dhe të shohim anët pozitive dhe kundërshtarin që është me cilësi, shumë lojtarë janë bashkëlojtarë me ta dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Trajneri do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë, pavarësisht çfarë ka ndodhur në këtë periudhë. Mendimi im është që me ata lojtarë duhet punuar psikologjikisht, nga ana psikologjike në mënyrën si ata duhet të fokusohen në ndeshje, janë profesionistë dhe ata luajnë me ekipe që kanë reputacion në arenën ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Josa.

 

mirel josa ndeshja shqipëri-serbi

Lini një Përgjigje