TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 17:10

Prezantimi i Inzagit tek Al Hilal nuk kalon pa gafë, skuadra arabe ngatërron trajnerin e vet të ri

Shkruar nga Pamfleti

Prezantimi i Inzagit tek Al Hilal nuk kalon pa gafë, skuadra arabe

Tashmë ka marrë formë zyrtare; Simone Inzagi është trajneri i ri i Al Hilal. Klubi saudit e prezantoi teknikun italian përmes rrjeteve sociale me pseudonimin “gjeniu italian”. Ish-trajneri i Interit ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me pagë prej 25 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, prezantimi nuk kaloi pa gafë. Në videon zyrtare, teksa kamera rrotullohet rreth Inzagit, në një ekran televiziv dëgjohet komentimi i një goli nga Sandro Piçinini, por nuk është gol i Simones. Në fakt bëhet fjalë për gol të vëllait të tij Pipo, pikërisht goli i dytë në finalen e Champions League 2007, Milan-Liverpul.

Ndër “pëlqimet” në videon e prezantimit bie në sy ai i Sergej Milinkovic-Savic, i cili do të ritakojë trajnerin e tij të dikurshëm te Lacio në Riad. Në një tjetër postim, Inzaghi prezantohet si “Kumbari” i ri i klubit.

Prezantimi i Inzagit tek Al Hilal nuk kalon pa gafë, skuadra arabe

simone inzagi trajneri i al hilal

Lini një Përgjigje