TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2023, 21:05

Kupa e Shqipërisë mbyllet pa fitues, Tirana dhe Egnatia diskutojnë trofeun në shtesë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë mbyllet pa fitues, Tirana dhe Egnatia

Nuk ka fitues në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias.

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi pa gola dhe tani ekipet do t’i drejtohen shtesave dhe ndoshta penalltive për të përcaktuar fituesin.

Në minutën e 14, Tirana humbi shansin e artë për të kaluar në avnatazh. Ardit Hila në një pozicion mjaft të favorshëm, i gjendur përballë portierit Sherri goditi, por nuk gjeti katërkëndorin, me topin që preku pjesën e jashtme të shtyllës dhe shkon në fundore.


Në minutën e 24, bardheblutë mbetën me 10 lojatrë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyri ndaj Xheksonit dhe për Jorgjin nuk pati dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e Tiranës. As VAR-i nuk i ndryshoi situatën sulmuesit që la i dëshpëruar fushën.

tirana egnatia finalja e kupës së shqipërisë

Lini një Përgjigje