Sport 1 Qershor 2023, 18:12

Kupa e Shqipërisë luan sot finalen e madhe, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Tirana-Egnatia

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë luan sot finalen e madhe, publikohen formacionet

Dy skuadrat që kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duan ta mbyllin me një trofe që më shumë se për vlerën monetare, do të ishte shpërblim i një sezoni të gjatë dhe ku të dyja skuadrat kanë bërë më të mirën.

Në fakt shuma që përfiton ekipi fitues nuk ndryshon prej vitit 2002. Në këto kushte 50 milionë leke do të shkojnë në “arkat” e skuarës fituese.

Trajnerët Shehi dhe Tetova kanë publikuar formacionet për të marrë titullin e dëshiruar.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Toshevksi, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj

Egnatia: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson

tirana egnatia finalja e kupës së shqipërisë