TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 17:28

Tifozët sulmuan me thirrje fyese Mirlind Dakun, Federata Ruse nis menjëherë hetimet ndaj Zenit Shën Petersburg

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët sulmuan me thirrje fyese Mirlind Dakun, Federata Ruse nis

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut gjatë ndeshjes së zhvilluar më 12 gusht, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.

Takimi, i fituar 3-0 nga Zeniti, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku”, deklaroi kreu i komitetit, Artur Grigoriants, për agjencinë ruse “RIA Novosti”. Ai shtoi se mbledhja disiplinore do të zhvillohet më 20 gusht.

Në atë përballje, Daku arriti të shënonte një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ironikisht, gjatë kësaj vere sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti i Shën Petersburgut, por në fund vendosi të qendrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.

Komiteti i RFU-së pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij, ndërkohë që rasti ka marrë vëmendje në mediat ruse, duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit dhe lojtarit shqiptar.

mirlind daku sulmuesi shqiptar federata ruse

Lini një Përgjigje