
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re, FC Austin.
Talenti beratas pritet që gjatë kësaj fundjave të bëjë debutimin e tij të parë me fanelën e klubit nga Amerika.
29-vjeçari para disa ditësh nënshkroi kontratën me klubin nga MLS-ja dhe tani ka nisur stërvitjet e para.
Austin luan ndaj Portlandit të dielën e 2 marsit dhe Uzuni nëse jo nga minuta e parë, pritet të jetë në stol. Kujtojmë që Uzuni u largua nga Granada pasi shkroi historinë me këtë klub spanjoll, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij klubi.
Lini një Përgjigje