
Lacio ka shtangur Milanin duke e eliminuar nga Kupa e Italisë. Sfida e vlefshme për fazën e 1/8-ave që u zhvillua në “Stadio Olimpico”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi italiani, Matia Zakanji. Ky i fundit përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes së kuqezinjve dhe topi i bukur që mori nga Nuno Tavares, duke i dhënë fitoren të tijëve.
Kështu, Lacio shkon në çerekfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me Bolonjën.
Lini një Përgjigje