TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 22:58

Junajtid i kthehet avazit, “Djajve të Kuq” i ikën fitorja nga duart në ‘frymën e fundit’

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid i kthehet avazit, “Djajve të Kuq” i ikën fitorja

Mançester Junajtid ka barazuar 1-1 ndaj Uest Hemit në “Old Trafford”, në ndeshjen e fundit të javës së 14 në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” e nisën vrullshëm takimin, duke pretenduar në dy raste për penallti, por arbitri kryesor i takimit nuk mendonte kështu.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-, ku Diogo Dalot gjeti golin pas 18 muajsh. Një goditje e Kasemiros e devijuar nga mbrojtësit miq dhe topi shkoi në këmbët e Dalot, i cili ndodhej në një pozicion tepër të favorshëm për të shënuar dhe nuk gaboi.

Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 83, ku Magasa shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi francez ishte lënë komplet i lirë nga futbolistët e Junajtid. Rezultati final 1-1.

Pas këtij barazimi, Mançester Junajtid renditet në vendin e 8 me 22 pikë, Uest Hemi në vendin e 18 me 12 pikë.

mançester junajtid uest hem premier liga

Lini një Përgjigje