TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 20:06

Mançester Siti e nis me fitore Botërorin e Klubeve, i mjafton pjesa e parë për të “likuiduar” ekipin maroken

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti e nis me fitore Botërorin e Klubeve, i mjafton pjesa

Mançester Siti e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke fituar 2-0 ndaj marokenëve Uidad Kasablanka. “Qytetarët” gjetën golin që në aksionin e parë në minutën e dytë, me Fil Foden, i cili shënoi pas asistit të Xheremi Doku.

Në minutën e 42 ishte radha e Foden për të asistuar për Doku, belgu dërgoi topin në rrjetë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për anglezët.

Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, edhe pse Mançester Siti pati disa raste të pastra. Për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, debutuan dhe dy blerjet e bujshme, Tixhani Reijnders dhe Rajan Çerki. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Fil Foden.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt anglezët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Riko Luis për ndërhyrje të rrezikshme.

mançester siti uidad kasablanka botërori i klubeve

Lini një Përgjigje