TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2025, 19:29

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…”, thirrjet raciste në prani të Kryeministrit maqedonas gjatë ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar…”, thirrjet

Thirrje raciste anti-shqiptare u dëgjuan mbrëmë në Sallën e Sporteve në Kumanovë ku po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri Maqedoni nuk do të zhduket. Maqedoni, e pastër. Maqedoni e pastër. Maqedoni e pastër”.

Thirrjet e huliganëve në sallë u bënë në prezencë të kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe kryetarit të Komunës së Kumanvoës, Maksim Dimitrievski.

Pavarësisht se në rrethana të tillë, rregullat e sportit i kërkojnë që tifozëve t’i tërhiqet vërejtja dhe gjyqtari të paralajmërojë anulimin e ndeshjes, u pa qartë se arbitrat: Georgios Poursanidis nga Greqia, Yeren Yilmaz nga Turqia dhe Ventsislav Velikov nga Bullgaria nuk i është transmetuar se çfarë thirrje kanë bërë huliganët në sallë.

E gjithë skena është transmetuar në kanalin zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit në youtube./Alsat.mk

Lini një Përgjigje