TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2023, 17:34

Leao feston debutimin si kapiten me gol, portugezi rikthen Milanin te fitorja pas turpërimit në derbi

Shkruar nga Pamfleti

Leao feston debutimin si kapiten me gol, portugezi rikthen Milanin te fitorja

Milani ka mundur 1-0 Veronën dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes. Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Pioli-t, që vinte nga një humbje e turpshme në derbi me Interin.

Heroi i ndeshjes së luajtur sot në “San Siro”, e filluar me 25 minuta vonesë për shkak të motit të keq, ka qenë Rafael Leao.

Portugezi festoi debutimin e tij si kapiten i Milanit nga minuta e parë me një gol në minutën e tetë, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrën e duhur kritikave të marra gjatë ditëve të fundit.

Për herë të parë në karrierën e tij, portugezi ka shënuar në tri ndeshje radhazi në Serinë A dhe për herën e dytë në 5 kampionatet kryesore të Europës, pasi e ka bërë një gjë të tillë në katër ndeshje radhazi mes dhjetorit të vitit 2018 dhe janarit të vitit 2019, me Lilën në Ligën 1.

milan verona seria a

Lini një Përgjigje