TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 20:28

Leonardo Di Kaprio “i vjedh” të dashurën Kilian Mbapesë, emër jo i panjohur për thashethemet dhe fansat e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Leonardo Di Kaprio “i vjedh” të dashurën Kilian

Një histori rozë ka dalë në pah ditët e fundit në Paris, teksa është përfshirë aktori, Leonardo Di Kaprio, i cili është kapur në Paris në shoqërinë e ëmbël të Ros Bertram.

Deri pak javë më parë modelja transgjinore ishte shumë e lidhur me Kilian Mbape. 28-vjeçarja tashmë është parë me aktorin në disa raste: fillimisht kur dilte nga një klub, pastaj në darkë në një restorant.

Të dy kanë marrë pjesë edhe në një festë të organizuar nga një mik i Di Kaprios gjatë javës së modës në Paris. Muajt ​​e fundit është përfolur për një histori dashurie mes Mbape dhe Bertram, por modelja asnjëherë nuk e përmendi direkt emrin e lojtarit francez, madje u ankua në rrjetet sociale për gënjeshtrat që u përhapën për të. Ajo ishte e lidhur më parë me ish-futbollistin Van der Viel, me të cilin ka dy vajza.

leonardo di kaprio ros bertram kilian mbape

Lini një Përgjigje