
Britanikja “Mirror” zbulon këtë të hënë “ndëshkimin brutal” të Erik Ten Hag ndaj lojtarëve të Mançester Junajtid, menjëherë pas humbjes historike të pësuar në “Anfield Road” (0-7), duke e cilësuar momentin, si një “përvojë të dhimbshme”.
Sipas të njëjtit burim, trajneri holandez i detyroi sportistët e tij të ulen në heshtje për disa minuta dhe të dëgjojnë festimet e lojtarëve dhe tifozëve kundërshtarë në “Anfield Road”, në një kohë kur stadiumi ishte i nxehtë pas fishkëllimës së fundit.
Më pas, Ten Hag ka folur shkurtimisht me skuadrën, duke u shprehur se shpresonte që ai moment të shërbente si frymëzim që një rezultat i ngjashëm të mos ndodhte më. Kujtojmë se trajneri holandez la shumë kritika për skuadrën pas ndeshjes, duke theksuar se lojtarët e tij nuk ishin “profesionistë”.
Lini një Përgjigje