TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 21:42

Leverkuseni vijon i pamposhtur, “Aspirinat” fitojnë sërish me “manita” dhe thellon rekordin e ndeshjeve pa humbje

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni vijon i pamposhtur, “Aspirinat” fitojnë sërish

Bajer Leverkusen ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Kësaj here “viktima” ishte Bohum. Kampionët kanë triumfuar në transfertë me shifrat 5-0.Tashmë djemtë e drejtuar nga Xabi Alonso numërojnë 50 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Sezon perfekt deri tani në çdo drejtim.

"Manita" për herë të dytë radhazi në Gjermani, tregojnë forcëm e ekipit.Tashmë djemtë e drejtuar nga Çabi Alonso numërojnë 50 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Sezon perfekt deri tani në çdo drejtim. 

Goli i parë u shënua nga Patrik Shik në minutën e 41 dhe përpara fundit të pjesës së parë, Bonifejs shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë për skuadrën e Çabi Alonsos u shënua nga Adli në minutën e 76 dhe i katërti në minutën e 87 nga Stanisiç. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, miqtë shënuan edhe në fund me Grimaldon. Vendasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 15 të sfidës.

Me këtë fitore, Leverkuseni shkon në kuotën e 87 pikëve, me 27 fitore, 6 barazime dhe asnjë humbje. Statistika të frikshme të klubit gjerman.

bohum bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje