
Arsenali ia del të fitojë 0-1 në “Old Trafford” ndaj Mançester Junajtid. Suksesi i pestë radhazi për skuadrën e Artetës, që rimerr përsëri kreun e klasifikimit.
Në minutën e 20, “Topçinjtë” kaluan në epërsi. Një top i Haverc në zonë për Trossard, me belgun që nuk e pati të vështirë të realizonte, duke ndezur kështu festën mysafire në shkallët e stadiumit. Sa në njërën portë në tjetrën, në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.
“Djajtë e Kuq” flirtuan me golin në minutën e 77, por Garnacho humbi një rast flagrant. Në minutën e 83, Rajs provoi me një goditje të bukur, gjithsesi e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Onana.
Me këtë rezultat, Arsenali është në krye të Premier LIgës me 86 pikë, një pikë më shumë se Mançester Siti që ka edhe një ndeshje për të zhvilluar. Në krahun tjetër, ekipi i Ten Hag është në vendin e tetë. Për “Gunners”, ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Evertonit, sakaq Junajtid pret Njukasëllin.
Lini një Përgjigje