TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 19:04

Bonuçi zbulon ëndrrën e tij të madhe pas futbollit, tregon klubin ku ëndërron të punoj

Shkruar nga Pamfleti

Bonuçi zbulon ëndrrën e tij të madhe pas futbollit, tregon

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Leonardo Bonuçi, ka ndarë planet e tij për karrierën pas përfundimit si lojtar, sipas raportimeve të Xhanluka Di Marcio.

Bonuçi tha se synon të fillojë sa më shpejt punën si trajner dhe po mëson për këtë rol të ri. Ai dëshiron të udhëheqë një klub të madh, por në mënyrë graduale, duke marrë hap pas hapi.

Qëllimi im është të drejtoj një klub të madh, por do ta bëj me përgjegjësi të ndryshme nga ato që kisha si lojtar’, tha ai.

Ai shtoi se ëndrra e tij është të stërvitë një ditë Juventusin ose ekipin kombëtar të Italisë, dy skuadra për të cilat ka pasur gjithmonë një lidhje të veçantë.

Gjithmonë kam qenë tifoz i Juventusit dhe është aspirata ime më e madhe,’ shpjegoi Bonuçi, duke theksuar se për momentin po shijon punën me ekipin italian U-20.

Bonuçi u tërhoq nga futbolli verën e kaluar pas një karriere shumë të suksesshme, ku luajti mbi 500 ndeshje me Juventusin.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi nëntë tituj të Serisë A dhe ishte pjesë e skuadrës së Italisë që triumfoi në "EURO 2021".

leonardo bonuçi ish-mbrojtësi i juventusit dhe italisë

Lini një Përgjigje