TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 19:56

Federata shtyn ndeshjet në pritje të vendimit ekstrem, dramë për skuadrën e lojtarit të Kombëtares U-21

Shkruar nga Pamfleti

Federata shtyn ndeshjet në pritje të vendimit ekstrem, dramë

Tashmë është zyrtare shtyrja e ndeshjes mes Frosinones dhe Salernitanës. Të dyja skuadrat do të luanin në “play-out” nesër, për të mbetur në Serinë B.

Federata ka njoftuar këtë vendim, pasi Breshia pritet të dënohet me rënien nga kategoria. 4 pikë do t’i uleshin klubit të njohur italian, që do të përfundonte në zonën e ftohtë pasi kampionati ka përfunduar.

Kjo situatë e paprecedentë vjen për Breshian pas muajit shkurt ku raportohen abuzime me pagesat dhe sigzylyf urimet. Shmangia e taksave është e pafalshme dhe rrjedhimisht dënimi, që pritet të konfirmohet në situatë të pazakontë.

Pjesë e Breshias është edhe Zylyf Muça. Ky i fundit debutoi në këtë sezon me ekipin e parë të Breshias dhe po ashtu me Kombëtaren U-21.

yKështu do të përfitonte edhe Sampdoria, që konsiderohet e rënë nga kategoria. Me shumë gjasa do të kishte më pas një finale në “play-out” mes tyre dhe Salernitanës. Në anën tjetër Frosinone do të shpëtonte.

zylyf muça futbollisti i kombëtares u-21 breshia

Lini një Përgjigje