TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2026, 15:12

Liga e Kombeve/ E nisim në shtëpi dhe e mbyllim në transfertë, publikohen datat dhe oraret kur do të zbresë në fushë Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ E nisim në shtëpi dhe e mbyllim në

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët e saj për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. E pozicionuar në Ligën C, Shqipëria është shortuar në Grupin C1, ku do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.

UEFA ka zyrtarizuar edhe kalendarin e ndeshjeve, duke përcaktuar datat dhe oraret e sfidave që do të zhvillohen gjatë kësaj fushate.

Nisja në shtëpi ndaj Bjellorusisë

Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e tyre më 26 shtator, në orën 20:45, me një ndeshje në shtëpi kundër Bjellorusisë. Tre ditë më pas, më 29 shtator, Shqipëria do të udhëtojë drejt San Marinos, ku takimi është planifikuar të nisë po në orën 20:45.

Më 3 tetor, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Finlandës, në një sfidë që do të zhvillohet në orën 15:00.

Ndeshjet e kthimit në tetor dhe nëntor

Cikli i ndeshjeve vijon më 6 tetor, kur Shqipëria rikthehet në fushën e saj për t’u përballur me San Marinon, në orën 20:45. Më 12 nëntor, kuqezinjtë do të presin Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme, e cila do të nisë në ora 20:45.

Fushata në grup mbyllet më 15 nëntor, me transfertën ndaj Bjellorusisë, takim i planifikuar të zhvillohet në orën 18:00.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve:

Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

Liga e Kombeve/ E nisim në shtëpi dhe e mbyllim në

Me publikimin e kalendarit, Kombëtarja tashmë ka të qartë rrugëtimin e saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku objektivi do të jetë një paraqitje sa më konkurruese në Grupin C1.

 

kombëtarja shqiptare liga e kombeve

Lini një Përgjigje