TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2026, 21:07

FIFA i ndalon regjistrimin e lojtarëve deri më 2028 klubit spanjoll, priten masa edhe për 2 ekipet e tjera të futbollistëve shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

FIFA i ndalon regjistrimin e lojtarëve deri më 2028 klubit spanjoll,

Atletik Bilbao është përballur me një vendim të rëndë nga FIFA, që i ndalon regjistrimin e lojtarëve të rinj deri në janar të vitit 2028. Njoftimi i është komunikuar së fundmi klubit spanjoll, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime në mediat sportive në Spanjë.

Sipas raportimeve pranë klubit, drejtuesit e Bilbaos shfaqen të qetë dhe besojnë se çështja do të zgjidhet në rrugë institucionale. Megjithatë, nëse vendimi mbetet në fuqi dhe nuk arrihet një zgjidhje, dënimi konsiderohet i rëndë, pasi skuadra do të detyrohej të zhvillojë sezonin e ardhshëm pa mundësi për të afruar lojtarë të rinj.

Atletik Bilbao, një nga klubet me histori të gjatë në futbollin spanjoll dhe pjesë e elitës së La Ligas, përballet kështu me një sfidë të madhe në planifikimin sportiv dhe strategjinë e merkatos.

Vendimi i FIFA-s është marrë ditën e djeshme, por vetëm sot ka nisur të trajtohet gjerësisht nga mediat në Spanjë. Po ashtu, raportohet se FIFA pritet të marrë masa të ngjashme disiplinore edhe ndaj Rajo Vajekanos dhe Majorkës, dy skuadra të tjera të elitës së futbollit spanjoll.

Detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë ende publike.

atletik bilbao fifa rajo vajekano majorka

Lini një Përgjigje