
Janë përcaktuar tre skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Konferencës, ndërsa një përballje mbetet ende e hapur dhe do të vendoset pas kohës shtesë.
Në Athinë, AEK-u, ku aktivizohet portieri shqiptar Thomas Strakosha, u mposht 0-2 nga Celje. Megjithatë, skuadra greke siguroi kualifikimin falë fitores së thellë 0-4 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm në çerekfinale.
Mainci është skuadra tjetër që avancon më tej, pasi triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj çekëve të Sigma Olomuk. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, me Stefan Posh që shënoi në minutën e 46-të dhe Armindo Sieb që vulosi rezultatin në minutën e 82-të.
Fiorentina siguroi kalimin në çerekfinale pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Rakout. Italianët kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 në “Artemio Franchi”, duke e bërë të sigurt kualifikimin në total.
Në Qipro, përballja mes AEK Larnaca dhe Kristal Palas përfundoi 1-1 në kohën e rregullt. Duke qenë se edhe ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 0-0, fituesi do të përcaktohet në shtesë.
Skuadra qipriote luan me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të dytë të verdhë të Enrik Saborit, autor i golit për vendasit. Për Kristal Palas realizoi Ismaila Sarr.
Lini një Përgjigje