
Liverpuli ka marrë 3 pikë në transfertën e Kristal Palas. Ekipi i Arne Slot fitoi 0-1, autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Diego Zhota. Sulmuesi portugez realizoi në minutën e nëntë, pas një asisti të Gakpo.
Të besuarit e Glasner u përpoqën që të futeshin në lojë, krijuan raste shënimi, por nuk u treguan të saktë përpara portës. Me këtë rezultat, “The Reds” kryeson kampionatin me 18 pikë. Ndeshja e radhës për Salah me shokë është ndaj Çelsit në “Anfield Road”.
Në krahun tjetër, Kristal Palas është në vendin e 18 me 3 pikë. Takimi i radhës është ndaj Notingem Forest.
Lini një Përgjigje