TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 22:35

Lojtari i Benfikës mohon akuzën për racizëm ndaj Vinicius: Nuk e ofendova për ngjyrën, por për orientimin seksuual

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari i Benfikës mohon akuzën për racizëm ndaj Vinicius:

Ylli argjentinas i Benfikës, Xhanluka Prestiani, ka reaguar me një kërkimfalje zyrtare drejtuar UEFA-s, pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe ekipit portugez të drejtuar nga Zhoze Murinjp. Në deklaratën e tij, futbollisti pranoi se kishte përdorur gjuhë abuzive ndaj sulmuesit brazilian të Realit, Vinicius Zhunior., por mohoi që ofendimi të ketë qenë me natyrë raciste.

Sipas Prestianit, shprehja e përdorur ishte “homofobike” dhe jo raciste, siç është raportuar fillimisht nga pala e lojtarit brazilian. Ai ka kërkuar falje për sjelljen e tij, ndërsa çështja është në shqyrtim nga organet disiplinore të UEFA-s.

Pavarësisht përpjekjes së lojtarit për të bërë dallimin mes natyrës së ofendimit, Neni 14 i Rregullores Disiplinore të UEFA-s parashikon masa të rrepta për çdo formë diskriminimi. Sipas këtij neni, çdo person që cenon dinjitetin njerëzor të një tjetri mbi bazën e racës, ngjyrës, fesë, origjinës etnike, gjinisë apo orientimit seksual, ndëshkohet me pezullim prej të paktën dhjetë ndeshjesh ose me sanksione të tjera të ngjashme

Kjo do të thotë se, pavarësisht nëse ofendimi konsiderohet racist apo homofobik, kuadri disiplinor mbetet pothuajse i njëjtë dhe Prestiani përballet me një dënim potencialisht të rëndë.

Ngjarja u regjistrua në pjesën e dytë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, e cila u ndërpre për rreth 10 minuta. Tensionet nisën në minutën e 50-të, menjëherë pasi Vinicius Jr. shënoi golin e vetëm të takimit.

Pas festimit të golit dhe një përballjeje të ashpër me lojtarët kundërshtarë, braziliani iu drejtua arbitrit François Letexier, duke e akuzuar Prestianin për sulm racist. Sipas raportimeve nga fusha, pretendimi i Vinicius u mbështet edhe nga disa prej bashkëlojtarëve të tij.

UEFA pritet të marrë një vendim në ditët në vijim, ndërsa çështja ka rikthyer në vëmendje debatin mbi gjuhën diskriminuese në futboll dhe masat disiplinore ndaj saj.

xhanluka prestiani lojtari i benfikës vinicius zhunior

Lini një Përgjigje