
Ashtu siç edhe pritej, ndeshja mes Lajpcigut dhe Borusia së Dortmundit ishte shumë e bukur dhe dhuroi një spektakël të vërtetë në fushë. E luajtur në “Red Bull Arena”, e vlefshme për javën e 23-të, sfida u mbyll në barazim 2-2.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0, falë dopietës së austriakut Kristof Baumgartner në minutat 19 dhe 39. Goli i parë me finte, pas super asistit të Jan Diomande. Goli i dytë pas një aksioni model dhe asistit të David Raum.
Dortmundi e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar shifrat falë një autogoli të Romulo Kardozos, pas një topi në zonë të ardhur nga goditja e këndit. Barazimi do të vinte në minutën e 90+5′, pas një kundërsulmi të shpejtë dhë asistit të Karim Adejemi për Fabio Silva, i cili e dërgoi me lehtësi topin në rrjetë. Ndeshja u mbyll 2-2.
Dortmundi mban vendin e dytë me 52 pikë, 8 pikë më pak se Bajerni. Lajpcigu mban vendin e pestë me 41 pikë.
Lini një Përgjigje