
Loris Karius është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Portieri gjerman, i cili ka qenë me Shalke 04 që nga viti i kaluar, bëri një paraqitje surreale në miqësoren kundër Sevijas, duke e lënë portën e hapur për kundërshtarin e tij.
Megjithatë, sulmuesi i klubit spanjoll bëri një gafë akoma më të madhe duke e dërguar topin jashtë me portën e boshatisur.
Gabimet e tij në finalen e Champions League në vitin 2018 kundër Realit të Madridit kanë shënjuar karrierën e tij dhe në një moment vetë lojtari pranoi se ishte pranë tërheqjes nga futbolli.
Pas disa periudhave huazimi në Turqi, Gjermani dhe Angli, Karius u kthye në Gelsenkirshen dhe rizbuloi dëshirën për të luajtur që dukej e humbur.
???????? Karius refait parler de lui... avec une sortie CATASTROPHIQUE. pic.twitter.com/bfLSxss0IR
— RMC Sport (@RMCsport) July 28, 2025
Lini një Përgjigje