
Mançester Siti triumfon në ndeshjen direkte me Arsenalin me shifrat 4-1, duke bërë kështu që distanca me “Topçinjtë” kryesues të jetë vetëm dy pikë, por skuadra nga Mançesteri ka edhe një sfidë më shumë për të luajtur.
“Qytetarët” morën avantazhin shumë shpejt. Në minutën e 7, Kevin de Brojne lëshoi një goditje nga distanca, e cila dishte e pamundur për t’u pritur nga Ramsdale.
Ekipi i Guardiolës provoi të dyfishonte shifrat dhe iu afrua disa herë konkretizimit. Stons me kokë “tundi rrjetën” në fundin e fraksionit, por goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, sakaq pas një rishikimi me VAR, tifozët dhe lojtarët festuan lirisht, pasi u cilësua gjithçka e rregullt.
Pjesa e dytë nisi aty ku mbaroi e para. Vendasit realizuan përsëri për të thelluar shifrat, sërish me Kevin de Brojne. Goli në fund i Holding shërbeu vetëm për statistikë, pasi fati i sfidës ishte i vulosur. Asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në limite la gjurmë edhe Haland.
Lini një Përgjigje