Sport26 Prill 2023, 20:04

Kupa e Shqipërisë/ Tirana “hipotekon” kualifikimin përballë Teutës, barazim dramatik në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Tirana “hipotekon” kualifikimin

Përfundojnë ndeshjet e para gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë. Tirana është me një këmbë në finale, pasi ka mundur Teutën me rezultatin e thellë 3-0.

Bardheblutë zhbllokuan ndeshjen në minutat e fundit të pjesës së parë. Behiratçe hodhi topin mjaft mirë për Hasanin dhe ky i fundit nuk gaboi përpara portës. Gjithçka u konfirmua edhe nga VAR-i pas protestave të lojtarëve të Teutës.

Në minutën e 65, Behiratçe provoi me kokë, por Lulaj e devijoi për ta dërguar topin në rrjetë.

6 minuta më vonë, kampionët e Shqipërisë trefishuan shifrat. Lushkja doli i vetëm përballë Qirkos dhe nuk gaboi.

Në sfidën tjetër, Egnatia-Vllaznia u mbyll me rezultatin 1-1.Duamena u shndërrua në protagonist absolut në minutën e 69, kur i dribloi të gjithë dhe shënoi. Gjithçka nisi nga një kundërsulmon, i cili rezultoi vrasës. Ekipi i Sedloskit pati shansin e artë për të vendosur ekuilibër, Latifi bën mëkat, pasi nuk përfitoi dot nga një top i mbetur në zonë dhe gjuajti keq. Barazimi erdhi në limite nga Hoxhaj. Sfida e kthimit luhet me 11 maj.

 

 



Ndeshjet e kthimit do të luhen më 10 maj.

tirana vllaznia teuta egnatia kupa e shqipërisë