Sport 2 Maj 2023, 20:18

“Maradonën e vranë mjekët”, avokati bën deklaratën e fortë: Jam gati për gjyq

Shkruar nga Pamfleti
“Maradonën e vranë mjekët”, avokati bën

Pavarësisht kohës që kalon, vdekja e Diego Maradonës vijon të ngjallë diskutime të mëdha. Së fundmi, Avokati dhe përfaqësuesi i legjendës në kohën e vdekjes, Matias Morla shprehet se është i bindur që Maradonën e kanë vrarë mjekët. Morla është gati të shkojë në gjyq publik me akuzë të qartë ndaj tetë profesionistëve të mjekësisë, mes tyre, neurokirurgut Leopoldo Luke dhe psikiatres Agustina Kosashov.

Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të pakujdesisë së mjekëve dhe për këtë akuzohen bluzat e bardha. Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretarë dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje” – mësohet të ketë thënë avokati.

diego armando maradona avokati