Sport 2 Maj 2023, 16:42

Shkëlqeu me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqeu me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e

Indrit Tuci ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit në kampionat, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Goricës.

Paraqitja që Tuci ka bërë ndaj Goricës e ka përfshirë në formacionin e javës dhe sipas “Sofascore”, ai është vlerësuar me notën 7.9, e cila është e katërta më e mirë në formacionin e javës. Nga skuadra e tij ishin portieri Çavlina dhe mesfushori Stojkoviç.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist këtë sezon me Lokomotivën, pasi po bën një sezon shumë të mirë. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 26 ndeshje të zhvilluara.

Shkëlqeu me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e

indrit tuci sulmuesi shqiptar