TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2023, 18:45

Boksieri shqiptar rrëzon me “knock-out” kundërshtarin, rivali hungarez e shau nga origjina (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri shqiptar rrëzon me “knock-out” kundërshtarin,

Në një video të postuar në rrjete sociale, boksieri shqiptar, Roberto Bakaj tregon dhe momentin kur pati një polemikë përpara ndeshjes me boksierin hungarez Istvan Kis, i cili për ta nervozuar sportistin shqiptar e ofendoi nga origjina e tij.

Por duket se ky gjest e motivoi edhe më shumë boksierin shqiptar, i cili arriti ta mposhtte me “knock-out” kundërshtarin e tij të radhës në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.

Pas fitores, boksieri shqiptar zgjodhi të festonte me qeleshe në kokë, teksa në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuazh shqiponjën dykrenare.

“Luftova fortë për të fituar zemrat e gjithë patriotëve shqiptarë. Kjo më bën të jem i pamposhtur”,- shkruan Bakaj në rrjetet sociale.

roberto bakaj boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje