TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 19:46

Mbape blen vilën e ish-yllit të Realit për 11 mln euro, sulmuesi francez akomodohet në shtëpinë superluksoze në Madrid

Shkruar nga Pamfleti

Mbape blen vilën e ish-yllit të Realit për 11 mln euro, sulmuesi

Dita e parë e pjesës tjetër të jetës së tij! I stacionuar që nga viti 2017 në PSG, Kilian Mbape më në fund vendosi të realizojë ëndrrën e tij duke iu bashkuar Realit të Madridit këtë verë, kur ishte në fund të kontratës së tij me skuadrën kryeqytase franceze.

Prej vitesh Shtëpia e Bardhë dhe kapiteni i skuadrës së Francës qarkullojnë rreth njëri-tjetrit dhe më në fund janë bashkuar. Dje, numri i ri 9 i Merenges mbërriti në Madrid, pas një pushimi të merituar, pas një sezoni plot ngjarje të lodhshme të përmbyllur me një Europian, i cili ishte veçanërisht zhgënjyese për sa i përket paraqitjeve të tij individuale.

Mbape blen vilën e ish-yllit të Realit për 11 mln euro, sulmuesi

E ndërsa ai pritet sot në orën 18:00 në stërvitjen e tij të parë me Realin që po kthehet nga pushimet, ai ka mundur të vendoset në shtëpinë e tij të re. Siç zbulohet nga e përditshmja “L'Équipe”, ai u vendos në vilën e një ish-ylli të Realit të Madridit, në këtë rast Garet Bejl, që ndodhet në Beverly Hills të Madridit, distrikti Finca, i përshkruar si i pasur dhe ultra i sigurt.

Një rezidencë e blerë për 11 milionë euro për 1.200 m2 me shtatë dhoma gjumi, 11 banja, dy pishina (të brendshme dhe të jashtme), por edhe një dhomë kinemaje, sallë sporti, një fushë basketbolli dhe një golfi.

kilian mbape sulmuesi francez

Lini një Përgjigje