TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2025, 21:42

Mbape zbret nga “Top 3”, ja kush është lojtari më i shtrenjtë në botë që vlen 251.4 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Mbape zbret nga “Top 3”, ja kush është lojtari më i

CIES, Observatori i Futbollit, ka publikuar listën me lojtarët më të vlefshëm në botë. Në krye ndodhet Xhud Belingam, me mesfushorin e Realit të Madridit që vlerësohet me 251,4 milionë euro.

Në vendin e dytë, si lojtari më i çmuar në botë për momentin, ndodhet Erling Haland. Sulmuesi i Mançester Sitit vlerësohet me 221,5 milionë euro. Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë ndodhet Vinicius Zhunior me brazilianin, i cili ka të njëjtën çmim sa Erling Haland.

Në vendin e katërt gjejmë talentin e Barcelonës, Lamin Jamal. Sipas CIES, sulmuesi spanjoll vlerësohet me 180,3 milionë euro. Dikur ishte në majë, por tani Kilian Mbape ka zbritur disa shkallë duke u renditur në vendin e 5.

Sulmuesi francez vlerësohet nga CIES me 175,2 milionë euro. Dhjetë vendet e para plotësohen nga Saka i Arsenalit, i ndjekur nga Uirc, Kol Palmer, Fil Foden dhe Rodrigo.

Mbape zbret nga “Top 3”, ja kush është lojtari më i

xhud belingam erling haland kilian mbape

Lini një Përgjigje