
Kualifikueset e “EURO 2024” ishin padyshim më të mirat në historinë e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë arritën të prisnin biletën për në Gjermani duke e mbyllur grupin si kryesues përpara skuadrave si Çekia e Polonia.
Me trajnerin Silvinjo në krye kemi parë një skuadër të konsoliduar në të gjitha aspektet. Shqipëria në 8 ndeshjet e zhvilluara ka prodhuar statistika të frikshme. Ajo që bie më shumë në sy është puna e mirë e bërë në fazën defansive.
Vetëm 4 gola të pësuar, asnjë në shtëpi, i bëjnë kuqezinjtë të tretët në Europë për këtë statistike. Portugalia e Franca kanë bërë më mirë me 2 dhe 3 gola, ndërsa nga 4 kanë edhe Anglia, Kroacia e Belgjika.
Lini një Përgjigje