TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 16:02

Më pak se 5 orë nga ndeshja me Poloninë, Rei Manaj motivon kombëtaren: Hajde çuna na bëni krenarë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Më pak se 5 orë nga ndeshja me Poloninë, Rei Manaj motivon

Kur kanë mbetur edhe më pak se 5 orë nga përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë, një reagim ka ardhur nga sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj.

Futbollisti lushnjar, i cili nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Silvinjo për këtë ndeshje, ka zgjedhur të mbështesë skuadrën nga distanca. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Manaj ka shprehur hapur mbështetjen e tij për shokët e ekipit, duke bërë të ditur se do ta ndjekë sfidën nga shtëpia dhe duke shpresuar në një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë ndaj Polonisë.

Mungesa e tij në këtë takim vjen si pasojë e një dëmtimi të pësuar gjatë aktivizimit me klubin turk të Sivasporit. Sipas informacioneve të deritanishme, ekzaminimet mjekësore tregojnë se rikthimi i sulmuesit në fushë pritet të ndodhë vetëm në javët e fundit të sezonit.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, mbështetja e lojtarëve të munguar shihet si një element shtesë motivimi për Kombëtaren shqiptare, e cila synon të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë.

Më pak se 5 orë nga ndeshja me Poloninë, Rei Manaj motivon

rei manaj sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje