TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 12:50

Ndeshja me Poloninë, Nedim Bajrami: Koha të shkruajmë historinë

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja me Poloninë, Nedim Bajrami: Koha të shkruajmë
Nedim Bajrami

Pjesëmarrja në Kupën e Botës konsiderohet një mundësi e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare. Pas paraqitjes në Europian, ku u dallua me golin e shpejtë ndaj Italisë, Nedim Bajrami shpreh besimin se skuadra mund të arrijë fazën finale të Botërorit.

Në një intervistë për FSHF TV, mesfushori theksoi se rrugëtimi në kualifikuese ka qenë pozitiv dhe tani objektivi është të kurorëzohet me sukses përmes fazës play-off.

“Gjithë rrugëtimin që kemi bërë ka qenë i mirë dhe për ne është një arritje e madhe që të luajmë një play-off për Botërorin dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen. Ka ardhur koha që të shkruajmë një histori të madhe”, u shpreh Bajrami.

Ndërkohë, një nga afrimet e fundit në skuadër, mbrojtësi Buraj Pllana, që aktivizohet me Lechia Gdańsk në Poloni, e cilëson si të veçantë përfaqësimin e Shqipërisë.

“Është një ndjenjë e veçantë, pasi luaj atje. Kanë pasur dëshirë të dinë më shumë për Shqipërinë, për lojtarët, për taktikën, por këto mbeten te ne”, tha ai, duke iu referuar interesimit të mediave dhe tifozëve polakë.

Së bashku me Pllanën, trajneri Sylvinho ka grumbulluar për herë të parë edhe mbrojtësin Stavro Pilo, i cili aktivizohet me AEK Athens.

Lini një Përgjigje