TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2025, 15:13

“Me Serbinë ishte fitore historike”, Medon Berisha: Ëndërrojmë Botërorin, ndaj Andorrës synojmë vetëm 3 pikët

Shkruar nga Pamfleti

“Me Serbinë ishte fitore historike”, Medon Berisha:

Medon Berisha, mesfushori i Leçes, pritet të jetë një “armë” më shumë në dispozicion të Silvinjos, kjo pasi futbollisti kuqezi po kalon një formë fantastike në Serinë A. Në vigjilje të takimit kundër Andorrës, Berisha theksoi se e gjithë vëmendja e ekipit përfaqësues është te ky takim që mund të vendos shumë në lidhje me vendin e dytë në Grupin K:

Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që m’u bë realitet dhe tashmë po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të parë.

Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që me shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm tek Andorra dhe të marrim pikët e plota, pasi kuptohet që synimi kryesor mbetet “play-off”-i i Kupës së Botës.

Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaft mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fort për të marrë vetëm fitoren. Synimi është vetëm fitorja. Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaft vështirë. Anglia në secilën pozitë ka yje që luajnë në top ligat evropiane. Do të japim mbi 100 për qind në fushë.

Ky sezon ka nisur mirë, jam i lumtur që kam arritur ta ndihmoj klubin me ato gola dhe asist, por kuptohet është vetëm fillimi dhe më duhet të punoj edhe më shumë. Dua që të punoj sa më shumë, të qendroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj me të njëjtën disiplinë për të arritur sa më lartë. Kuptohet, shpresoj që të mos lëndohem.

Nuk e kemi nisur mirë edicionin faktikisht pasi pësuam disa humbje, por tani jemi këndellur. Synim mbetet qendrimi së paku në mesin e tabelës dhe të vazhdojmë me këtë formë pozitive.

Të jem kapiten në “San Siro”, ku stadiumi ka rreth 80 mijë tifozë thuajse në secilën ndeshje është ndjenjë e veçantë. Faleminderit klubit që ma ka besuar shiritin e kapitenit. Ndjenjë e veçantë që s’përshkruhet me fjalë”, u shpreh Berisha në një intervistë për “Telegraf”.

medon berisha mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje