Sport20 Prill 2023, 16:40

Mediat britanike bindin Çelsin, Armando Broja i shpëton operacionit “fshesa”, 9 futbollistë me ‘valixhe’ në duar

Shkruar nga Pamfleti

Mediat britanike bindin Çelsin, Armando Broja i shpëton operacionit

Çelsi po kalon një formë mjaft të dobët, duke e mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar, edhe pas shpenzimeve të çmendura që presidenti i ri Tod Bohli bëri për të ndërtuar një skuadër të re.

Së fundmi, prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka analizuar lojtarët e “Bluve” dhe se çfarë duhet të bëjnë me to.

Në verë pritet që te Çelsi të nisë operacioni “fshesa” dhe sipas raportimeve të mediave britanike nëntë lojtarë do të duhet të largohen nga skuadra.

Emrat e rrezikuar në këtë merkato janë: Zhoao Feliks, Azpilikueta, Havertz, Zijesh, Pulisiç, Obamejang, Gallager dhe Kovaçiç.

Siç duket këtij revolucioni do i shpëtojë Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares edhe pse aktualisht vazhdon fazën e rikuperimit të tij nga dëmtimi që ka marrë muaj më parë, sërish te Blutë e shikojnë premtues për të ardhmen në “Stamford Bridge”.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare Çelsi i fenrave