Sport20 Prill 2023, 16:19

Nisin problemet e para pas gjestit të turpshëm ndaj tifozëve, kërkohet arrestimi dhe dëbimi i Kristiano Ronaldos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nisin problemet e para pas gjestit të turpshëm ndaj tifozëve,

Nuk ka paqe për sulmuesin portugez, Kristiano Ronaldo. Në qëndër të polemikave për shkak të formës së dobët që po kalon, luzitani rrezikon shumë pas një gjesti aspak etik në fund të ndeshjes me Al Hilal.

Pas përfundimit të takimit, tifozët e skuadrës arabe po thërrisnin në kor emrin e Leo Mesit, teksa CR7 ka bërë me shenjë duke iu treguar organin gjenital. Në lidhje me këtë, Nuf bin Ahmed, avokat dhe këshilltar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Kristiano Ronaldos. Avokati do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.

Sjellja e Kristianos është krim. Veprimi i pahijshëm në publik është një nga krimet që dënohet me arrest dhe me dëbim nëse kryhet nga persona të huaj. Për këtë arsye, do të bëjmë një peticion në Ministri”, u shpreh avokati.

Portugezi është bë lojtari më i paguar në botë pas firmës me Al Nassr, pasi nga kontrata 2-vjeçare e gjysmë do të përfitojë rreth 200 milion euro në sezon.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al hilal